Lajme
Testim për unazë| Shtatë rrugë në kryeqytet do të funksionojnë si njëkahëshe gjatë fundjavës
Demokracia
17:55 | 21 Prill 2022

Share:

Të shtunën dhe të dielën disa rrugë do të funksionojnë si rrugë njëkahëshe.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të testohet shndërrimi i të gjitha unazave qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet, përcjell Demokracia.com.

Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe: – Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës – Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia. – Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE – Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore – Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit – Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales – Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024