Lajme
Testi i arritshmërisë këtë vit do të mbahet në dy ditë, Popovci jep detaje
Demokracia
12:30 | 25 Mars 2022

Share:

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka njoftuar se mënyra e mbajtjes së testit të arritshmërisë i cili mbahet në fund të klasës së nëntë, ka ndryshuar.

Në një konferencë për media, Popovci tha se ky test tash do të organizohet në dy ditë.

“Në ditën e parë do të jetë testi nga gjuha shqipe, angleze, historia dhe gjeografia, ndërkaq në ditën e dytë, do të jetë testi nga matematika, fizika, informatika, kimia dhe biologjia. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mund të fokusohemi pak më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve nga të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë me një numër të vogël pyetjesh” transmeton Klankosova.tv.

Popovci njoftoi se testi i parë mbahet më 4 qershor dhe i dyti më 14 qershor, pra pasi të përfundojë viti shkollor.

Ai shtoi se është përgatitur edhe një udhëzues për testin e arritshmërisë i cili do të shpërndahet së shpejti.

Sa i përket mësimit në shkolla, Popovci njoftoi se ka tre javë që në të gjitha shkollat mësimi po mbahet normalisht, me prezencë fizike.

“S’kemi raste të shkollave me COVID-19, edhe nëse ka, janë raste të izoluara”, tha ai.

Të ngjashme