Lajme
Testet e raketave i kanë kushtuar Koresë së Veriut deri në 650 milionë dollarë
Demokracia
18:44 | 10 Qershor 2022

Share:

Koreja e Veriut ka shpenzuar deri në 650 milionë dollarë (rreth 610 milionë euro) për testet e raketave këtë vit – para të mjaftueshme për të paguar vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë popullsinë e vendit të varfër – tha të enjten një institut kërkimor i lidhur me qeverinë në Seul.

Pheniani ka kryer 18 teste rekord armësh këtë vit dhe ka vazhduar të lëshojë raketa edhe pasi konfirmoi infeksionet e para me COVID-19 në maj, me më shumë se 4 milionë raste të asaj që autoritetet i quajnë “ethe” të raportuara deri tani.

Dhe siç raportojnë mediat, paratë “do të kishin bërë të mundur kompensimin e mungesës së ushqimit të këtij viti, ose sigurimin e një doze të vetme vaksinimi kundër COVID-19 për të gjithë koreanoveriorët”, thuhet në një raport.

Ndryshe, Koreja e Veriut lufton me mungesat kronike të ushqimit, të cilat janë përkeqësuar nga një bllokadë e vetë-imponuar e coronavirusit prej vitesh, së bashku me sanksionet shtrënguese ndërkombëtare mbi programet e saj të armëve.

Pavarësisht raporteve të mediave shtetërore që pretendojnë se COVID-19 është nën kontroll, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi javën e kaluar se ata “supozojnë se situata po përkeqësohet “.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët kanë thënë se shpërthimi mund të shkaktojë një krizë të madhe shëndetësore në vend, i cili ka një nga sistemet më të këqija të kujdesit shëndetësor në botë.

Në fillim të pandemisë, Pheniani refuzoi në mënyrë të përsëritur ofertat e vaksinave për COVID-19, përfshirë nga OBSH, dhe së fundmi ka injoruar ofertat e reja të ndihmës mjekësore dhe vaksinave nga Seuli dhe Uashingtoni.

Të ngjashme