Lajme
“Testamenti politik i Navalny”, aleati i tij thirrje rusëve: Bashkohuni në protestën e ditës së zgjedhjeve në kujtim të tij
Demokracia
20:21 | 27 Shkurt 2024

Share:

Një aleat i ngushtë i të ndjerit Alexei Navalny u kërkoi rusëve të marrin pjesë në një numër të madh në një protestë ditën e zgjedhjeve kundër presidentit Vladimir Putin muajin e ardhshëm. Kremlini paralajmëroi se do të kishte pasoja ligjore për këdo që do të dëgjonte atë që e quajti një thirrje provokuese nga njerëzit që i ka etiketuar si ekstremistë të rrezikshëm të mbështetur nga SHBA. Në një postim në rrjetet sociale më 1 shkurt, Navalny u kishte kërkuar rusëve që të regjistronin protestën e tyre duke dalë të gjithë për të votuar në të njëjtën kohë, mesditën e 17 marsit. Kujtojjmë se Navalny vdiq në një koloni penale të Arktikut më 16 shkurt.

Aleati i Navalny, Leonid Volkov, në një video të publikuar në YouTube, tha se thirrja e protestës ishte testamenti i drejtpërdrejtë politik i Navalny dhe thirrja e fundit për veprim që ai lëshoi.

“Tani ky nuk është më vetëm një aksion politik që synon kapërcimin e vetmisë dhe izolimit politik. Tani ky është një tubim zie dhe një memorial qytetar, një aksion në kujtim të Navalny, i cili na kërkoi ta mbajmë atë. Njerëzit do të përmbushin kështu vullnetin e fundit të Alexei Navalny, kështu që kjo është shumë e rëndësishme. Bëjeni. Dhe në kohën që mbetet para zgjedhjeve, bindni sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për ta bërë këtë”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se mbështetësit e Navalny-t njiheshin mirë për thirrjet e tyre “provokuese” për të shkelur ligjin dhe se do të kishte pasoja për ata që do t’i dëgjonin thirrjet e tilla.

“Këta njerëz, të ashtuquajturit mbështetës (të Navalny) janë të njohur mirë për thirrjet e tyre provokuese për të thyer ligjet e Federatës Ruse”, tha Peskov.

Të ngjashme