Sport
Test i vështirë për Liverpoolin në rrugën drejt titullit, në “Anfield” zbarkojnë “Djajtë e Kuq”, formacionet e mundshme
Demokracia
09:03 | 19 Prill 2022

Share:

Në stadiumin “Anfield Road” sot do të ballafaqohen Liverpooli dhe Manchester United, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 32-të në Premier Ligë.

“The Reds” vijnë në këtë ndeshje pas barazimit me rivalin për titull Manchester Cityn dhe duhet të marrin tre pikë të plota për të vazhduar luftën drejtë kurorës së më të mirit në futbollin anglez, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër, Manchester United po lufton për të kapur pozitën e katër e cila momentalisht mbahet nga Tottenhami me tre pikë më shumë dhe e cila siguron paraqitjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Për “Djajtw e Kuq” nuk dihet nwse do tw paraqitet portugezi Cristiano Ronaldo i cili tw hwnwn njoftoi se ka vdekur foshnja e tij e po sa lindur.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Firmino, Mane.

Manchester United: De Gea; Dalot, Maguire, Lindelof, Telles; Fernandes, Matic, Pogba; Elanga, Sancho; Rashford.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024