Ëmbëlsirat mund të përgatiten në forma dhe madhësi të ndryshme. Këtë e dëshmon më mirë Ben Cullen, një pastiçer i cili fitoi titullin e ‘Mbretit të Ëmbëlsirave’ duke bërë modelet më të guximshme dhe ekstreme të tortave që duken si çdo gjë tjetër përveç ushqimit tonë të preferuar të ditëlindjes.
Nuk ka asnjë objekt, apo formë ushqimore që ai nuk mund ta rikrijojë në një ëmbëlsirë si: një këpucë, një gjoks pule, madje edhe një telefon, nuk ka kufi në imagjinatën dhe aftësinë e Benit. Ëmbëlsirat që ai përgatitë, nuk mund të dallohen nga forma e vërtetë e një objekti.
Më poshtë janë paraqitur disa nga fotografitë që Bright Side i ka publikuar.
A mund ta merrni me mend se cila nga këto nuk është mollë e vërtetë?
Le të provojmë portokallet. Shikoni ato nga afër, 2 prej tyre janë bërë nga sheqeri.
Cila nga këto këpucë, nuk është këpucë në të vërtetë?
Po këto file pule! A mund ta dalloni se cila nuk është file pule e vërtetë?
Dikush, mund të ngatërrojë këtë pjatë për ushqim të vërtetë!./Demokracia.com.