Auto&Tech
Tesla po largon 700 makina nga Kina
Demokracia
13:03 | 04 Qershor 2021

Share:

Tesla po tërheq më tepër se 700 makina Model 3 të cilat u importuan në Kinë për shkak të problemeve që lidhen me rripin e sigurimit dhe gomat e makinës.

Kohët e fundit kjo kompani ka marrë tepër vëmendje në media për shkak të raportimeve negative të përdoruesve që lidhen me aksidentet dhe sistemin e frenimit.

US Administration for Market Regulation shkruajti në website-in zyrtar se problemet prekin 734 makina të prodhuara në vitin 2019.

Rripi i sigurimit dhe problemi i gomave në këto makina mund të rrisin riskun që pasagjerët të dëmtohen gjatë aksidenteve, sipas rregullatorit.

Pronarët e makinave të prekura do të njoftohen nga Tesla, e cila do të kryejë riparime dhe kontrollime falas.

Tesla deklaroi dhe tërheqjen e 7 mijë e 696 makinave të tjera Model 3(2018-2020) dhe Y(2019-2021) me arsyen se pajisjet që fiksojnë rripat e sigurimit në sediljen e përparme mund të mos jenë të vendosura siç duhet.

Pavarësisht problemeve të tilla, që për Tesla-n janë të shpeshta, kompania renditet në top 3-shen e makinave elektrike të shitura në Kinë, duke tejkaluar edhe kompaninë vendase Nio. Në vendin e parë renditet një budget car e quajtur Wuling Hongguang Mini EV. /Demokracia.com/

Të ngjashme