Auto&Tech
Tesla ka shënuar një rritje të madhe të shitjeve
Demokracia
17:31 | 03 Tetor 2021
Foto Ilustrim

Share:

Tesla ka shënuar një rritje të madhe të shitjeve më çerekun e tretë të këtij viti, teksa prodhuesit e tjerë të automjeteve kanë shënuar rënie.

Tesla i ka shitur 241 mijë e 300 vetura në këtë pjesë të vitit në një kohë ku blerja e veturave elektrike duket se ka filluar të normalizohet.

Kompania e Elon Musk-ut ka arritur që t’i shesë 102 mijë vetura më shumë se në çerekun e tretë të vitit të kaluar.

Ndërkaq, rritja e shitjeve nga kjo kompani korrespondon me rënien në treg të gjigantëve të tjerë të prodhimit të automjeteve.

Të ngjashme