Kur oficerët e mbrojtjes së kafshëve u thirrën për një kafshë të pazakontë që fshihej në një pemë në qytetin Krakov, nuk qenë të sigurt se çfarë mund të ishte.
“Njerëzit nuk po i hapin më dritaret se kanë frikë se do t’u hyjë në shtëpi”, i lajmëroi një grua.
Por një kontroll në zonë tregoi se krijesa në fjalë nuk ishte as zog, as zvarranik. Ishte thjesht një kruasant.
Shoqata e Mirëqenies së Kafshëve në Krakoë tha se incidenti ishte i vërtetë.
Duke shkruar në Facebook, organizata tha se oficerët e saj kishin pyetur telefonuesin e dëshpëruar nëse kafsha e paidentifikuar, e cila kishte qenë në pemë për dy ditë me radhë, mund të ishte një zog grabitqar.
Gruaja u përgjigj se dukej më shumë si një “lagun” – duke e pasur fjalën natyrisht për një iguana.
Megjithëse inspektorët e dinin se nuk kishte gjasa që një zvarranik të mbijetonte në temperaturat e ftohta të pranverës në qytetin jugor të Polonisë, ata menduan nëse kafsha mund të ishte ndonjë kafshë shtëpiake e padëshiruar e braktisur nga pronarët e saj.
Megjithatë, kur mbërritur në vendin e ngjarjes, inspektorët gjetën atë gjënë pa kokë dhe pa gjymtyrë varur në një pemë jargavani – hedhur ndoshta nga një dritare për të ushqyer zogjtë.
Organizata iku me zemër të lehtësuar dhe tha se qytetarët edhe mund të gabonin për sa më shumë kujdes, por le të informonin për çdo shqetësim në lidhje me mirëqenien e kafshëve.