Lajme
Tërnava uron besimtarët për muajin e Ramazanit, kërkon respektimin e masave kundër COVID-19
Demokracia
11:33 | 12 Prill 2021

Share:

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, e gjithashtu ka bërë thirrje edhe për respektimin e masave kundër COVID-19.

Tërnava në një konferencë për medie tha se ky muaj duhet që të shërbejë si urë lidhëse.

“Me agjërim besimtari shpreh përkushtimin, bindjen e sakrificën për krijuesin. Ramazani është muaji që filloi të zbresë Kurani, është muaj i paqes. Qëllimi i agjërimit nuk është vetëm heqja dorë nga ushqimi, por të ndikojë në një shoqëri më të përgjegjshëm. Njerëzimi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mësimet dhe vlerat që jep muaji i Ramazanit”, tha Tërnava, raporton Demokracia.com.

Myftiu Tërnava më tej tha se dimension tjetër i rëndësishëm i Ramazanit është edhe aspekti social, pasi shton përgjegjësinë ndaj shoqërisë, e bën besimtarin më të afërt e solidar.

“Është obligim ynë ta ruajmë veten, familjen e shoqërinë nga infektimi. Ju ftoj t’i respektoni masat antiCOVID-19 me shpresë në të madhin Zot që shumë shpejt ta kemi vaksinimin e popullatës dhe ta kalojmë këtë sfidë të kohës”, tha më tej Tërnava.

Kujtojmë se muaji i Ramazanit fillon të martën më 13 prill dhe përfundon më 12 maj./Demokracia.com/

Të ngjashme