Lajme
Tërnava iu drejtohet nesër besimtarëve me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit
Demokracia
09:10 | 31 Mars 2022

Share:

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se Myftiu Naim Tërnava, do t’ju drejtohet nesër besimtarëve me mesazh, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Përmes një njoftimi për media, BIK’u ka bërë me dije se mesazhi do të jepet nga Kryesia e BIK’ut në Prishtinë.

“Njoftojmë mediat se me datë 1 prill , (premte) në orën 11:00, Myftiu Naim ef. Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, në selinë e Kryesisë së BIRK-ut, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme