Lajme
Tërnava gëzon babanë e Hashim Thaçit
Demokracia
20:30 | 06 Tetor 2022

Share:

Xhamia e vjetër e fshatit Burojë, të enjten mblodhi qindra persona. Krejt kjo, për ta shënuar 300 -vjetorin e themelimit të saj.

E në mesin e të pranishmëve, ishte edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Për hoxhën, dikush kishte një pyetje. Por, ajo nuk ishte e karakterit fetar.

Ishte Haxhi Thaçi, që po interesohej për gjendjen e birit të tij, Hashim Thaçit, që ndodhet për gjykim në Hagë.

Kjo pasi Tërnava bashkë me klerikët e tjerë fetarë në vend, javë më parë vizituan krerët e UÇK-së në Hagë.

“Ata më shëndet ishin mirë, me humor mirë, ngarkesë shpirtërore nuk kanë aty, se e din pse janë aty…”, tha Tërnava.

Por, Haxhi Thaçi, nuk e la pa u interesuar edhe për shokët e të birit.

Vizitës së tyre atje, duket se iu gëzuan edhe krerët e UÇK-së në Hagë.

“A na qitën kafe aty, a na qitën çaj”, u shpreh Tërnava.

E këto fjalë, e gëzuan pa masë babanë e ish-presidentit.

“Boll jena gëzu…”, tha Haxhi Thaçi.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët nga nëntori i vitit të kaluar po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë./tëvë1

Të ngjashme