Lajme
Tërmokolli pasi deklaroi se u largua nga LDK-ja: Djathtizmi në Kosovë sot ra edhe formalisht
Demokracia
22:41 | 14 Mars 2021

Share:

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se djathtizmi në Kosovë sot ra edhe formalisht. Më këtë deklaratë la të kuptohet se e kishte fjalën për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ajo u pyet se a i referohet me këtë deklaratë zgjedhjes së Abdixhikut si kryetar i LDK-së dhe menjëherë përsëriti se “sot ra edhe formalisht djathtizmi në Kosovë”.

“Unë do të punoj në mbrojtje të dajthizmit në vend, sepse sot djathtizmi në Kosovë ra edhe formalisht. Kurrë nuk kan mem ndalë e as mem thy asnjëherë, tek tani do e filloj aktivizmin edhe më të madh“, deklaroi ajo në Kanal10.

Pas përfundimit të zgjedhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli ka deklaruar se më nuk është pjesë e këtij subjekti politik.

“S’jam në LDK më”, deklaroi shkurt Tërmkolli, raporton Demokracia.com.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme, 190 delegatë ia kanë dhënë besimin Lumir Abdixhikut që ai të jetë kryetar i LDK-së.

Në anën tjetër Tërmkolli prej vitesh ka qenë anëtare e LDK-së. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme