Lajme
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia u shkëput nga rrjeti elektrik i Ukrainës
Demokracia
18:21 | 25 Gusht 2022

Share:

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është shkëputur nga rrjeti elektrik i Ukrainës, njoftoi Energoatom, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës.

Kompania thekson se termocentrali bërthamor është shkëputur nga rrjeti ukrainas për herë të parë në historinë për shkak të veprimeve të ushtrisë ruse, raporton skynews.

Sipas Elektroatom, për shkak të sulmeve artilerie në termocentralin Zaporizhzhia, i cili ndodhet pikërisht pranë termocentralit bërthamor, linja e fundit (e katërt) e komunikimit midis termocentralit bërthamor dhe sistemit energjetik ukrainas u ndërpre kur zjarri përfshiu linjat elektrike që lidhin termocentralin bërthamor me rrjetin elektrik. Tre linjat e mbetura të komunikimit u dëmtuan më parë gjatë sulmeve ruse.

“Si rezultat, dy reaktorët e mbetur janë mbyllur”, tha operatori i centralit bërthamor, duke shtuar se po bëhen përpjekje për të rivendosur energjinë.

Rusia ka një plan për të shkëputur centralin bërthamor nga rrjeti i Ukrainës, duke rrezikuar një fatkeqësi të mundshme nëse sistemi i ftohjes së reaktorit dështon.

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë ka qenë objektiv i sulmeve të shpeshta javët e fundit.

Ukraina akuzon forcat ruse për sulmet, dhe Rusinë për kryerjen e “terrorit bërthamor”. Forcat ruse mohojnë akuzat dhe drejtojnë gishtin nga Ukraina.

Në të njëjtën kohë, Rusia refuzon thirrjet për të krijuar një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që nga 4 marsi. Në okupim është edhe Energodari, vendi ku ndodhet termocentrali.

Të ngjashme