Lajme
Tërmkolli-Presidentes Osmani: S’bëhet politikë korridoreve të OKB-së
Demokracia
13:59 | 19 Shtator 2021

Share:

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka reaguar pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tërmkolli në një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se dikush duhet t’i tregojë presidentes se nuk është kohë e bërjes së politikës në korridoret e OKB-së.

Postimi i plotë:

Presidentja e Kosovës në SHBA!

Dikush duhet t’i tregojë Presidentes së Kosovës, shtet i pavarur, se nuk është kohë e bërjes së politikës në korridoret e selisë së OKB-së! Në vitet 90-ta mund të kuptohej që edhe një president apo ministër apo kushdo qoftë që merrte pak erë në politikë e diplomaci të shkojë në selinë e OKB-së për të lobuar për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Madje kjo ishte e dobishme edhe deri në vitin 2008, kur Kosova u njoh nga shumica e vendeve të botës shtet i pavarur.
Sot, vizita e Presidentes në SHBA do të kishte kuptim po të takohej me Presidentin e SHBA-ve, z. Biden ose së paku me Sekretarin e Shtetit, z. Blinken, ose ose edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së-!
Ministrja e Jashtme e Kosovës edhe mund të “lobojë” për njohje të reja për Kosovën “në margjina” të Sesionit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, përderisa edhe pas shumë muajve, ende nuk e kanë emëruar një ambasador/e në SHBA!
#MT /Demokracia.com/

Të ngjashme