Sport
Tërmeti i fuqishëm në Turqi: Reagon Gaziantep, klubi i Valmir Veliut nga qyteti ku ishte epiqendra
Demokracia
08:48 | 06 Shkurt 2023

Share:

Klubi i Gaziantep, ku luan edhe futbollisti kosovar Valmir Veliu ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi mëngjesin e të hënës Turqinë.

Mbi 300 persona raportohet të kenë humbur jetën, e mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës rihter, njoftojnë mediat turke.

Epiqendra e tërmetit ishte në juglindje të Turqisë, gjegjësisht në provincën e Gaziantep.

Klubi elitar i futbollit turk ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, duke uruar shërim të shpejtë për të lënduarit, shkruan Demokracia.com.

“Shpresojmë që nga tërmeti në qytetin tonë Gaziantep të mos ketë humbje jetësh dhe të gjithë qytetarëve tanë u urojmë shërim të shpejtë” – thuhet në reagimin e Gaziantep, disa çaste pas tërmetit.

Ndryshe, Valmir Veliu iu bashkua klubit turk në verën e vitit të kaluar nga Llapi./Demokracia.com/

Të ngjashme