Lajme
Tërmeti i dytë i fuqishëm që dridhi Turqinë kapet në transmetim direkt
Demokracia
18:00 | 06 Shkurt 2023

Share:

Një gazetar turk i televizionit “ANews” ishte duke raportuar direkt për shkatërrimet që kishte shkatërruar tërmeti i mëngjesit të së hënës në Turqi, por ai u detyrua të vraponte, pasi në ato momenti erdhi dridhja e dytë e fuqishme me shkallë 7.5 ballë Rihter.

Gazetari po transmetonte në Malatya.

Në mëngjesin e së hënës në Gaziantep një tërmet 7.8 ballë Rihter goditi Turqinë, duke shkaktuar mbi 2300 viktima në Turqi e Siri.

Ndërkohë afro 12 orë më vonë Turqia u dridh nga një tërmet tjetër i fuqishëm 7.5 ballë Rihter.

Në pamjet e transmetuara shihet gazetari duke vrapuar së bashku me forcat e shpëtimit. Tërmeti i dytë shkaktoi po ashtu dëme të mëdha e shembje të ndërtesave.

 

Të ngjashme