Lajme
Tërmet në Greqi
Demokracia
19:33 | 16 Gusht 2022

Share:

Një tërmet me fuqi 4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së martës në afërsi të Pargës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Më konkretisht, epiqendra ishte 6 kilometra në veri të Luçës së Prevezës.

Thellësia e lëkundjes vlerësohet në 10.4 kilometra, transmetojnë mediat greke, të cilat nuk raportojnë për dëme të mundshme materiale dhe viktima në njerëz.

Të ngjashme