Lajme
Tërmet në Gjermani, lëkundjen ndihen edhe në Zvicër
Demokracia
16:28 | 09 Korrik 2022

Share:

Një tërmet 4.2 ballësh ka goditur Gjermaninë rreth orës 13:47, sipas kohës lokale, të shtunën.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin e Albstadtit, ndërsa lëkundjen u ndien edhe në të gjithë Zvicrën gjermanishtfolëse, siç raporton Blick.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej tetë kilometrash. Në nivelin e rrezikut nga tërmeti, ai ka nivelin 1 (pa ose pak rrezik).

“Ky tërmet është ndierë në pjesë të mëdha të Zvicrës”, tha shërbimi i tërmeteve.

Të ngjashme