Prokuroria Federale e Zvicrës në Bellinzona ka kërkuar një dënim me kusht prej 20 muajsh për ish-presidentët e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) Sepp Blatter dhe Federatës Evropian të Futbollit (UEFA) Michel Platini, për mashtrim, keqmenaxhimi, përvetësim dhe falsifikim dokumentesh. Raportojnë mediat franceze.
Prokuroria zvicerane ngriti aktakuzë kundër të dyve në nëntor të vitit të kaluar për marrjen e paligjshme të 1.8 milionë eurove (dy milionë franga zvicerane). Si njeriu i parë i FIFA-s, Blatter ia pagoi ato para Platinit për shërbime konsulence nga viti 1998 deri në vitin 2002.
Gjykata Federale e Zvicrës në Bellinzona do të vendosë për këtë çështje më 8 korrik.
Platini (66) dhe Blatter (86) kanë pohuar që në fillim të hetimeve se ishte një marrëveshje gojore, sipas së cilës paga vjetore e Platinit ishte një milion franga zvicerane, por se nuk ishte e mundur të paguhej në atë kohë.
Megjithatë, prokuroria pretendoi se bëhej fjalë për një pagesë të pajustifikuar, e marrë duke mashtruar me mjeshtëri kontrollin e brendshëm të FIFA-s me pretendime të rreme të dy drejtuesve./Demokracia.com/