Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi – raportohet për dëme materiale
Demokracia
22:16 | 18 Prill 2024

Share:

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballësh të shkallës Rihter goditi veriun e Turqisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në provincën e Tokatit në Detin e Zi, njoftoi agjencia turke përgjegjëse për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, AFAD.

Një ndërtesë dykatëshe dhe pesë hambarë janë dëmtuar, njoftoi agjencia.

 

Gjithashtu janë dëmtuar edhe minaret e disa xhamive, raporton televizioni shtetëror TRT.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione për viktima të mundshme.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, dy tërmete të forta tronditën Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë, ku humbën jetën më shumë se 50 mijë njerëz. 

 

Të ngjashme