Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kaliforni, përveç dëmeve materiale raportohet edhe për të lënduar
Demokracia
21:53 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Një termet me magnitudë 6,4 i shkallës rihter ka goditur Kaliforninë këtë të martë.

CNN, raporton se të paktën dy persona ka mbetur të plagosur, ndërsa ka pasur dëme të disa ndërtesave, si dhe disa rrugë kanë pasuar çarje.

Banorët janë zgjuar të alarmuar nga lëkundjet e forta, ndërsa me mijëra kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Oqean, rreth 24 kilometra nga qyteti Fortuna, me 12 mijë banorë.

FOTO:

 

 

 

Të ngjashme