Lajme
Tërmet i fortë në Shqipëri
Demokracia
08:23 | 20 Janar 2021

Share:

Janë ndjerë lëkundje relativisht të forta sizmike në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Elbasan dhe Pogradec.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit në Shqipëri tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km, ndërsa epiqendra rreth 22 km në perëndim të Pogradecit, gjithashtu lëkundje janë ndjerë edhe në Elbasan, rreth 32 km në drejtim jug-lindje, njofton IGJEUM, përcjell Demokracia.com

Kujtojmë se me 26 nëntor të vitit 2019, Shqipëria kishte përjetuar tërmete të fuqishme dhe shkatërruese, ku edh u shënua si më vdekjeprurësi në botë për vitin 2019, duke marr jetën e 51 personave./Demokracia.com

Të ngjashme