Sport
Tërhiqet edhe shorti për çerekfinalet e Championsit, këto janë përballjet e nxehta
Demokracia
12:24 | 18 Mars 2022

Share:

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të UEFA Champions League.

Tetë skuadrat më të mira të këtij edicioni mësuan kundërshtarët e tyre në fazën çerekfinale.

Chelsea – Real Madrid

Manchester City – Atletico Madrid

Villarreal – Bayern Munich

Benfica – Liverpool

Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 5/6 prill, kurse ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më 12/13 prill.

Ndërkohë u hodh shorti edhe për fazën gjysmëfinale.

Fituesi i përballjes Manchester City – Atletico Madrid do të përballet me fituesine sfidës Chelsea – Real Madrid.

Kurse fituesi i ndeshjes Benfica – Liverpool do të përballet me fituesin e ndeshjes Villarreal – Bayern Munich.

Të ngjashme