Lajme
Tërhiqen katër policët që qëndruan të bllokuar për katër ditë mes barrikadave serbe
Demokracia
12:45 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Katër pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ka katër ditë që kishin mbetur të bllokuar mes dy barrikadave në fshatin Jashanicë të Leposaviqit janë zhbllokuar dhe janë vendosur në stacionin policor të Leposaviqit. 

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave, konfirmohet se kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policorë të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka deklaruar Kelani.

Demokracia.com ishte mediumi i parë që raportoi për bllokimin e katër pjesëtarëve të Policisë, të cilët i kaluan këto ditë në kushte shumë të vështira, duke fjetur në autoblindë, me pak ushqim e pa derivate. /Demokracia.com/

Shqetësuese | Mes dy barrikadave në veri, katër policë mbesin të bllokuar

Të ngjashme