90 gjeneralë dhe admiralë të pensionuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar shkarkimin e kreut të forcave të SHBA-ve gjeneralin, Miley dhe Sekretarin e Mbrojtjes Austin, kjo sipas tyre, pas dështimi deri në poshtërim në Afganistan.
“Pasojat e kësaj katastrofe janë të mëdha dhe do të jehojnë për dekada duke filluar me sigurinë e amerikanëve dhe afganëve të cilët nuk janë në gjendje të lëvizin të sigurt në pikat e evakuimit; prandaj, duke qenë de facto pengje të talebanëve. Vdekja dhe tortura e afganëve tashmë ka filluar dhe do të rezultojë në një tragjedi njerëzore të përmasave të mëdha. Për më tepër, humbja e miliarda dollarëve në pajisjet dhe furnizimet tona të përparuara ushtarake që bien në duart e armiqve tanë është katastrofike. Dëmtimi i reputacionit të Shteteve të Bashkuara është i papërshkrueshëm. Ne do të shihemi për shumë vite si një partner jo i besueshëm në çdo marrëveshje ose operacion shumëkombësh. Besimi në Shtetet e Bashkuara është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme”, thuhet në letrën e tyre.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara mbrëmë e kanë përfunduar tërheqjen e forcave të tyre nga Afganistani.
Lajmi është konfirmuar nga Pentagoni. Fluturimi i fundit i forcave amerikane nga aeroporti i Kabulit të hënën në mbrëmje shënon fundin e luftës më të gjatë të SHBA-së, pas plot 20 vjetësh. /Demokracia.com/