Një grup aktivistësh të pavarur kanë vendosur disa dokumente që kosovarët duhet të aplikojnë për të marrë vizën shengen.
Para Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, një grup aktivistësh kanë vendosur mbi tepihun e kuq disa fletë që tregojnë se cilat dokumente duhet për të aplikuar kosovarët për vizë shengen, shkruan Demokracia.com.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, në të cilin janë shpërndarë disa foto me mbi shkrimin “Tepihu i kuq për Lajçakun”.
Kujtojmë se emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak është në Kosovës për vizitë tre ditore, i cili është takuar me përfaqësuesit politik në vend dhe temë diskutimi ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. /Demokracia.com/
Tepihu i kuq për Lajçakun. pic.twitter.com/kSy4NLMmoq
— Replikë (@ReplikeKs) March 2, 2021