Lajme
Tentuan t’i merrnin 35 mijë euro një biznesmeni duke u hequr si zyrtarë të lartë, prangosen tre persona
Demokracia
12:02 | 04 Gusht 2023

Share:

Tre persona janë vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim në Tiranë pasi tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash duke mashtruar biznese.

Bëhet e ditur se personat e vënë në pranga dhe organizatori i skemës së mashtrimit, tentuan që t’i merrnin 35 mijë euro një biznesmeni duke u hequr si zyrtarë të lartë.

Në pranga janë vënë A. R., 34 vjeç, banues në Librazhd, G. Ç., 41 vjeç, banues në Skrapar, dhe Q. V., 22 vjeç, banues në Kukës. Ndërsa në kërkim është shpallur F. Gj., 40 vjeç, i dyshuar si organizator i skemës së mashtrimi.

Policia ka sekuestruar 2 automjete dhe 5 aparate celulare.

Të ngjashme