Lajme
Tentuan të kalonin Kanalin mes Francës dhe Anglisë me gomone, pesë të vdekur
Demokracia
17:23 | 23 Prill 2024

Share:

Të paktën pesë persona kanë vdekur në përpjekje për të kaluar Kanalin mes Anglisë dhe Francës.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës.

Varka e vogël u nis në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një plazh në Wimereux, në veri të Francës, sipas zyrtarëve francezë.

Varka ishte “shumë e ngarkuar” dhe mbante më shumë se 100 persona, tha prefektura detare franceze.

Një vajzë shtatë vjeçare, një grua dhe tre burra u raportuan të vdekur pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, sipas Jacques Billant, prefekti i Pas-de-Calais.

Më shumë se 40 njerëz u shpëtuan, thanë zyrtarët francezë, por më shumë se 50 persona mbetën në varkë dhe vazhduan drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Të ngjashme