Lajme
Tentuan të hynin në Kosovë me test të falsifikuar për COVID-19, arrestohen tre persona në Bërnjak
Demokracia
10:03 | 05 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në pikën kufitare në Bërnjak, pasi që të njëjtit tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar për COVID-19.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë intervistimit të dyshuarave të njëjtit kanë pranuar se testet i kishin të falsifikuara dhe me urdhër të prokurorit janë  iniciuar lëndët e rastit, ndërsa të dyshuarit janë  liruar në procedurë të rregullt, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

FALSIFIKIM DOKUMENTI

·         SGP. Brnjak  04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt.

·         SGP. Brnjak (NN) 04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit te dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt.

·         SGP. Brnjak  04.09.2021 – 17:35. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt. /Demokracia.com./

Të ngjashme