Lajme
Tentuan të djegin me benzinë 16-vjeçaren, arrestohet tre djem në Tiranë
Demokracia
18:33 | 25 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi kanë tentuar të djegin me benzinë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj një adoleshenteje.

Fillimisht në pranga përfunduan E.H. dhe D.M., ndërsa disa orë më pas u arrestua edhe 25-vjeçari A.Ç.

Sipas Policisë, ky i fundit bashkëjetonte me vajzën 16-vjeçare. Policia tha se në ambientet e jashtme të një pallati, të tre djemtë dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçares, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse, benzinë.

“Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, tha Policia./A2 CNN

Të ngjashme