Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë të saj kanë pranuar tretman mjekësor, pasi janë goditur me veturë nga një person në Gjilan, teksa të njëjtin po përpiqeshin ta arrestojnë.
I dyshuari kishte urdhëresë aktive nga Gjykata. Siç njofton policia, i njëjti po ashtu me veturën në lëvizje ka përplasur edhe automjetin e Policia.
I njëjti ndodhet në arrati.
“Gjilan 24.05.2023-16:35. Dy zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti i cili ishte me veturë në lëvizje si dhe u ka goditur edhe automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.