Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti për mosmarrëveshje pronësore ka bërë presion psikik ndaj motrës së tij, duke tentuar që t’ia vrasë qenin asaj.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar një revole me një karikator dhe 4 fishekë të kalibrit 9mm.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Demokracia.com.
“Prishtinë 04.04.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka bërë presion psikik ndaj motrës së tij viktimës femër kosovare, po ashtu i dyshuari ka tentuar t’ia vras qenin viktimës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator me 4 fishek te kalibrit 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Demokracia/