Lajme
Tentoi t’i korruptojë policët me 5 euro, serbi arrestohet në Vërmicë
Demokracia
09:05 | 25 Prill 2022

Share:

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare në Vërmicë.

Serbi i kishte futur mes dokumenteve të tij paratë, duke tentuar t’i korruptojë zyrtarët policor.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, shkruan Demokraica.com.

Ai me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

DHËNJE E RYSHFETIT

PKK- Vërmicë, 24.02.2022 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€ . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2024