Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga në Fier, pasi dyshohet se tentoi të vriste me thikë dy shtetas turq 9 vite më parë në Gjermani.
Në panga ka rënë Bledar Qoku (Manaj, Haziza), i cili në vitin 2014, sulmoi me thikë 2 turq në Gjermani, duke e lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre.
Ndërsa, Gjykata e Fierit ka vleftësuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.