Lajme
Tentoi të vjedhë para nga bankomati, arrestohet i dyshuari
Demokracia
13:47 | 12 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës njofton për arrestimin e një personi në Prishtinë pasi i njëjti ka tentuar të vjedhë para nga një bankomat.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se gjatë ditës së djeshme është arrestua një person në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se i njëjti përmes pajisjeve të modifikuara ka tentuar të vjedhë paratë nga një bankomat.

“Prishtinë, 11.03.2021 – 05:00. Nga njësiti policor  i sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes pajisjeve të modifikuara ka tentuar të vjedhë paratë nga një bankomat i një banke në Prishtinë. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy USB, një tastiere kompjuteri, një pajisje e modifikuar për qasje të pa autorizuar në bankomat, vegla të ndryshme pune për mundësimin e qasjes në bankomat, dorëza, shirit ngjitës, para të gatshme (185 euro, 80 franga Zvicerane, 100 krona Çeke dhe kartela bankare.”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

 

Të ngjashme