Lajme
Tentoi të udhëtojë me dokumente false, arrestohet turku në Aeroportin e Prishtinës
Demokracia
11:06 | 13 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, pasi që ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:00.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT/Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 12.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj me dokument të falsifikuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme