Lajme
Tentoi të kontrabandonte pemë e perime, policia ndalon shtetasin e Shqipërisë
Demokracia
09:15 | 18 Tetor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka ndaluar të martën një shtetas të Shqipërisë në fshatin Lipovec të Gjakovës, pasi që ai duke përdorur rrugë alternative, me veturë ka tentuar të kontrabandojë mallra.

Malli që u kap janë pemë dhe perime, pa dokumentacion të rregullt përkatës, njofton policia, raporton Klankosova.tv

“Malli i kontrabanduar i është dorëzuar Doganës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon  në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme