Kuriozitete
Tentoi të kafshojë policin, modeles ruse i ndalohet hyrja në pubet britanike
Demokracia
18:06 | 16 Prill 2021

Share:

Një modele ruse që sulmoi dy oficerë policie në Britaninë e Madhe gjatë një sherri që po bënte me një mike të saj u ndalua për dy vjet të hyjë në pubet dhe lokalet e natës të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë procesit gjyqësor që u zhvillua në gjykatën e Wesminster, 36-vjeçarja Irina Fedotova shpjegoi se sherri me shoqen e saj nisi gjatë një nate kur kishin pirë shumë alkool, pasi ajo e akuzonte atë se donte t’i prishte martesën.

Policia u njoftua nga pronarët e lokalit dhe kur efektivët shkuan në vendngjarje hasën në rezistencën e dhunshme të bukuroshes ruse.

“Ajo nuk bashkëpunoi me policinë. I ofendoi ata. Dhe kur një nga oficerët u afrua që ta qetësonte ajo tentoi ta kafshonte në krah, por fatmirësisht ai arriti të shmangej”, thuhej në konkluzionet e policisë, përpara se Irina të merrte dënimin.

Të ngjashme
Kuriozitete • 31 Maj 2024
Lajme • 31 Maj 2024