Kylie Jenner ka marrë një urdhër mbrojtje ndaj një 27-vjeçari që hyri pa leje në vilë.
Yll Kardashian i kërkoi gjykatës një urdhër mbrojtje 5-vjeçar, duke thënë se frikësohet për jetën e saj dhe të vajzës.
Megjithatë gjykata vendosi që Shaquan King duhet të qëndrojë të paktën 90 metra larg miliarderes për 3 vitet e ardhshme.
Gjithashtu ai nuk duhet t’i afrohet nënës së saj, Kris Jenner dhe motës, Kendall, në banesën e së cilës, King hyri gjithashtu.
Sipas TMZ, i riu u arrestua në fund të marsit pasi policia e gjeti duke u larë nudo në pishinën e supermodeles Kendall Jenner.
Ai qëndroi në burg për 6 orë dhe më pas u lirua sërish.
Dhe tani, sipas urdhrit të gjykatës, 27-vjeçari nuk duhet të kontaktojë me femrat Jenner “në mënyrë direkte ose indirekte, në çfarëdo mënyre apo forme”.