Arrestohet shtetasi i Shqipërisë që me ryshfet tentoi të futej në Kosovë.
Në komunikatë për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e mëngjesit në pikën kufitare në Vermicë gjatë kontrollit kanë arrestuar shtetasin e Shqipërisë Q.H i cili tentoi që përmes një ryshfeti prej 10 eurove të futej në Kosovë, përcjell Demokracia.com
Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është ndalura ndërsa malli dhe automjet janë kthyer prapa.
Njoftimi i plotë:
Sot më datë 6.08.2021, në orën 05:55 minuta, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, një shtetas nga Shqipëria gjatë kalimit të kufirit Shqipëri – Kosovë, kishte tentuar që t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë gjatë kontrollave të kalimit kufitar.
Shtetasi shqiptar me inicialet Q.H, i lindur në vitin 1971, gjatë procesit të kontrollit, në pasaportën e tij kishte lënë një kartëmonedhë (10 euro), dhe kur është pyetur nga zyrtari kufitar për kartëmonedhën, i njëjti ishte përgjigjur se i kishte lënë për kafe.
Me këtë rast zyrtarët policorë kanë marrë masat e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës si dhe kartëmonedha është konfiskuar si dëshmi materiale.
Pas perfundimit të procedurave personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në qëndrën e ndalimit, kurse malli së bashku me automjetin është kthyer prapa.