Lajme
Tentoi ta martonte vajzën pa dëshirën e saj, arrestohet babai nga Gjilani
Demokracia
10:04 | 21 Shkurt 2023

Share:

Një burrë është arrestuar në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Ai dyshohet se kishte tentuar që vajzën e tij ta martonte pa dëshirën e saj.

Viktima është dërguar në strehimore.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm.

“Gjilan 20.02.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj.Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme