Lajme
Tentimi për atentat ndaj Kurtit, Mehmetaj kritikon RTK-në: Edhe “Pamfleti” është me serioz
Demokracia
13:53 | 10 Shkurt 2024

Share:

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar Radiotelevizionin e Kosovës për lajmin ku raportohet për organizimin e një tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se edhe “Pamfleti” është me serioz.

Në profilin e tij në “Faceboo”, ai ka shkruar se kështu do të duket RTK-ja çdo ditë e më shumë.

“D.m.th edhe Pamfleti eshte me serioz ne raportim. Mesohuni, keshtu do te duket RTK cdo dite e me shume. Mos u cudisni kur te shihni edhe ndonje lajm “kryeministri i iku atentatit pasi i dolen krahet dhe fluturoi”. O Manxhuke, kur nxjerrni kesi lajmi se paku duheni me i pas dy tre informacione bazike more pusa”, ka shkruar Mehmetaj.

Të ngjashme