Lajme
Tentim vrasje në Prizren, qëllohet me armë zjarri një person
Demokracia
08:48 | 09 Janar 2024

Share:

Sipas policisë ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, e ku si pasojë njëri është qëlluar me armë zjarri. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit,  njëri  prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.“Prizren  08.01.2024 – 17:00.

Pas një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, njëri prej të dyshuarve  ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.  Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit,  njëri  prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme