Lajme
Tentim vrasje në Fushë Kosovë – një person goditet me thikë pas një mosmarrëveshjeje
Demokracia
09:06 | 10 Prill 2025

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Fushë Kosovë, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari – ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për “Vrasje në tentativë” dhe është dërguar në mbajtje.

Hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë.

Të ngjashme