Lajme
Tentim-vrasje në Ferizaj: Theret me thikë një 35-vjeçar, dërgohet në QKUK
Demokracia
23:42 | 04 Qershor 2022

Share:

Një ngatërresë mes të rinjve ka përfunduar me të plagosur sot në Ferizaj.

Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast një 35-vjeçar Sh.S., është therur nga një person.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë njoftuar se viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin e Ferizajt e më pas është transferuar në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.

Sipas informacioneve të para, deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë rast. Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Demokracia.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.

Të ngjashme