Lajme
Tentim-vjedhje në një bastore në Shkup, pamje nga momenti kur punëtorja i kundërvihet vjedhësit
Demokracia
11:17 | 22 Shkurt 2022

Share:

Në rrjetet sociale është publikuar një video nga një tentim-vjedhje në një bastore sportive në Çair të Shkupit.

Siç shihet në video, punëtorja në bastore i është kundërvënë vjedhësit, ndërsa shihet se ka marrë lëndime në krah, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas rastit, punëtorja është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, ndërsa për shkak të gjendjes emocionale ende nuk ka dhënë dëshmi në polici.

Nga MPB ende nuk ka njoftim zyrtar për këtë rast dhe nuk dihet nëse autori është arrestuar.

Të ngjashme