Lajme
Tentim grusht-shteti në Bolivi
Demokracia
23:02 | 26 Qershor 2024

Share:

Presidenti i Bolivisë, Luis Arce ka kërkuar që të respektohet demokracia pasi ushtarët u vendosën në qendër të La Pazit, raporton BBC.

Në videot e paverifikuara deri më tani janë parë automjete të blindura dhe ushtarë në sheshin Murillo në kryeqytet.

Pallati presidencial është rrethuar nga automjetet e blindura dhe besohet se ushtarët kanë hyrë brenda objektit.

Ish-presidenti Evo Morales kishte paralajmëruar se grusht shteti është i pashmangshëm, duke e akuzuar gjeneralin jUan Jose Zuniga për planet që ta marrë pushtetin teksa u ka bërë thirrje përkrahësve që të bllokojnë rrugët.

Gazeta “El Deber” duke cituar gjeneralin Zuniga ka raportuar se ai ka angazhuar ushtrinë teksa ka thënë: “Ne do ta kthejmë kontrollin e kësaj toke”.

Mirëpo presidenti Arce i ka cilësuar si ushtarë të parregullt, përcjell Reporteri.

Ish-presidenti Evo Morales kishte paralajmëruar se grusht shteti është i pashmangshëm, duke e akuzuar gjeneralin Juan Jose Zuniga për planet që ta marrë pushtetin teksa u ka bërë thirrje përkrahësve që të bllokojnë rrugët.

Gazeta “El Deber” duke cituar gjeneralin Zuniga ka raportuar se ai ka angazhuar ushtrinë teksa ka thënë: “Ne do ta kthejmë kontrollin e kësaj toke”.

Mirëpo presidenti Arce i ka cilësuar si ushtarë të parregullt.

Të ngjashme