Lajme
Tentim grabitje për një bankë në Çagllavicë
Demokracia
12:17 | 06 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Mëngjesin e sotëm është raportuar për një tentim grabitje të një filiali të një bankë në Çagllavicë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:45 është raportuar për një grabitje në tentative të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në  Çagllavicë të komunës së Prishtinës. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Borovci.

Ai tha më tej se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, tha Borovci./Demokracia.com/

Të ngjashme