Lajme
Tentim grabitje në një shtëpi në Skenderaj, përdoren edhe armët
Demokracia
13:20 | 26 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar në fshatin Dashevc të Skenderajt, i cili ishte i maskuar dhe i armatosur (me një pistoletë) pasi që ka tentuar të kryejë një grabitje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar.

I njëjti është kapur në flagrancë nga familjarët dhe është mbajtur në shtëpi deri në mbërritjen e njësisë policore.

Gjatë përleshjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 20 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Të ngjashme